Maqedonia fiton transfertën me Letoninë dhe mbetet në lojë për kualifikim

Publikuar më 10 Септември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë shënoi fitore 2:0 në transfertën me Letoninë në Riga në duelin e velfshëm të xhiros së gjashtë në eliminatoret për Kampionatin Europian të vitit 2020. Me këto tre pikë ekipi përfaqësues sërish hynë në lojë për kualifikim më të lartë në grup.

Maqedonia kishte start të furishëm në duelin e luajtur në Riga. Elmas, Pandev, Bardhi, Alioski dhe lojtarët tjerë demonstruan leksion futbolli në start të takimit, që solli epërsi të hershme 2:0 si paralajmërim i tre pikëve të reja dhe rrumbullaksimit të suksesshëm të muajt shtator që sjell 4 pikë (barazim me Izraelin dhe fitore ndaj Letonisë) në këto dy ndeshje të shtatorit.


Kanosjen e parë e kishte Triçkovski e majta e të cilit largohet në këndore nga ana e portierit vendas Vanins. Epërsia erdhi në minutën e 14-të kur Bardhi dhe Elmas prodhojnë aksion perfekt, ky dyti pasi depërton në zonë asiston para portës ku Pandev realizon gol efektiv për epërsi 1:0. Vetëm tre minuta më vonë letonezët nuk arrijnë të pastrojnë mirë harkimin e Alioskit, ndërsa në vrap e sipër Enis Bardhi godet saktë për dyfishim të rezultatit (2:0).

Letonezët u kanosën në minutën e 29-të kur Kirgus nga distanca nuk gjen kuadrantin. Në anën tjetër Maqedonia krijoi disa mundësi shumë të volitshke nga të cilat mundej dhe duej të thellonin epërsinë. Triçkovski, Trajkovski, Elmas dhe posaçërisht Pandev që u nxor nga Bardhi i vetmuar para portës, humbën mundësi idelae për të sjellë golin e tretë.

Në pjesën e dytë u kanosën herët me Trajkovskin që nuk gjen kuadrantin. Pak më vonë Alioski dhe Elmas zhvillojnë aksion premtues, por goditja e Pandevit me pritje fantastike neutralizohet nga portieri vendas. 

Letonia shansin e parë më serioz e kishin në minutën e 83-të kur Gutkovskis godet pak me traun e portës. Me dy gola epërsi, pa frikë dhe në mënyrë rutinore Maqedonia menaxhoi kohe e mbetur të punës dhe regjistruan fitoren e dytë në këto eliminatore.



   
   
Reprezentacioni A