Maqedonia fiton bindshëm 0:3 Lihtenshtajnin

Publikuar më 24 Март, 2017 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë sonte në Vaduz fitoi bindshëm 0:3 Lihtenshtajnin në ndeshjen e xhiros së 5-të të eliminatoreve për Kampionatit Botëror që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi. Shënuan Nikollov në të parë dhe dy herë Nestorovski n

Maqedonia nisi lojën me ofenzivë dhe kanosja e parë erdhi në minutën e 6-të kur Pandev dhe Spirovski kombinuan bukur në zonën kundërshtare, mirëpo goditjen e fortë të kapitenit tonë e mbrojti portieri vendas Jehle. Në minutën e 25-të në shans u gjet Spirovski, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. Reprezentuesit tanë vazhduan të ushtrojnë presion duke krijuar raste shënimi, ndërsa shpërblimi erdhi dy minuta para pauzës. Pas një aksioni të gjatë Triçkovski asistoi lara portës, ku Nikollov me vole të bukur shënon për epërsi 0:1.
Në fillim të pjesës së dytë u kanos Ibraimi, mirëpo goditja e fortë e tij u devijua pak dhe u ndal në pjesën e jashtme të rrjetës. Në minutën e 58-të Velkovski ndërpreu një aksion të vendasve, ndërsa pasi krijoi hapsirë goditi fortë, mirëpo mundur të shënojë. Disa minuta më vonë provoi Nestorovski me kokë, por me pritje të sigurtë përgjigjet Jehle. Si kalonin minutat presioni i Maqedonisë ritej dhe ishte çështje kohe kur do të vinte goli i dytë. Luhej minuta e 68-të kur kapiteni Pandev asistoi për mrekulli për Nestorovskin, me këtë të fundit që dyfishon rezultatin në 0:2 me goditje me kokë.

Vendasit u munduan të hapin lojën për të sulmuar, duke lënë shumë hapsira në mbrojtje. Këtë e shfrytëzuan reprezentuesit tanë që në minutën e 73-të me anë të Nestorovskit shënuan për 0:3. Një minutë para fundit Nestorovski ndalet me faul në zonë dhe fitoi penalti, mirëpo në vazhdim u përsërit rregulla e pashkruar se nuk bën të ekzekutojë goditjen nga pika e bardhë futbollisti ndaj të cilit shkaktohet penaltia. Nestorovski goditi në mes të portës, ku me lehtësi priti Jehle. Megjithatë fitorja ishte siguruar dhe pikët shkuan në konton tonë, për fitore të parë në këto kualifikime.

LIHTENSHTAJNI-MAQEDONI 0:3 (0:1)
Stadiumi "Rhejnpark" në Vaduz
Shikues: 4 517
Golashënues: Nikollov 43', dhe Nestorovski 68' e 73' (Maqedoni)
LIHTENSHTAJN: Jehle, Gopel, Malin, Reçshtainer (Volfinger 78'), Marsel Buçel, Burgmejer, Martin Buçel (Sele 84'), Gubser, Hasler, Salanoviç (Brandle 87'), Frik.
Seleksionues: Pauritç
MAQEDONI: Dimitrievski, Ristevski, Shikov, Triçkovski (Babunski 78'), Pandev, Ibraimi (Trajkovski 64'), Ristovski, Vellkovski, Nikollov, Spirovski (Georgiev 85'), Nestorovski.
Seleksionues: Igor Angellovski



   
   
Reprezentacioni A