Maqedonia e hapi me fitore turneun zhvillimor për femra deri në 15 vjeç

Publikuar më 17 Октомври, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Në periudhën nga 17 deri më 22 tetor 2022 FFM është nikoqire e turneut zhvillimor të UEFA-s për femra deri në 15 vjeç, në të cilin përveç ekipit tonë përfaqësues, marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, Rumanisë dhe Çekisë.

Në ditën e parë të turneut, përfaqësuesja U15 e femrave të Maqedonisë fitoi Kosovën me rezultatin 4:0. Autor të golave për  Maqedonisë ishin Teona Galabovska e cila shënoi dy golat e parë dhe Nastasja Nastova e cila rriti epërsinë në 3:0 dhe më pas në 4:0.

Në ndeshjen e dytë, Çekia ishte më e mirë se Rumania, me rezultat identik 4-0.

Në listën e seleksionuesit Jovica Bllazheski për pjesëmarrje në këtë turne janë ftuar këta futbolliste:

Portiere:

Angela Bllazheva, Anja Petrushevska

Mbrojtje:

Aleksandra Ristevska, Jovana Jovanoska, Iskra Smilevska, Mila Stojanovska, Tamara Neshkovska, Mihaela Markovska

Mesfushore:

Teodora Nastova, Kanita Emini, Teona Galabovska, Eva Veliçkovska, Mila Paneva, Sara Atanasovska, Jovana Petrovska

Sulmuese:

Tajna Grozdanoska, Melanija Grozdanova, Andrea Kolovska, Antonija Spirkoska

Ndeshjet e radhës:

Maqedoni - Rumani - 19.10.2022 (e mërkurë) - ora 12.00 / Qendra stërvitore FFM

Kosovë - Republika Çeke - 19.10.2022 (e mërkurë) - ora 12:00 / Stadiumi Maxhari

Maqedoni - Republika Çeke - 22.10.2022 (e shtunë) / Qendra stërvitore FFM

Kosovë - Rumani - 22.10.2022 (E shtunë) / Stadiumi Maxhari

Hyrja në stadiume është falas.

Të gjitha ndeshjet transmetohen drejtpërdrejt në platformën TV FFM: tv.ffm.mk




   
   
Reprezentacioni A