Maqedonia dominoi, mirëpo në fund vetëm 1:1 kundër Shqipërisë

Publikuar më 05 Септември, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë zhvilloi tjetër ndeshje shumë të mirë në eliminatoret për KB “Rusi 2018”, mirëpo mos realizimi i shanseve në fund solli vetëm barazim 1:1 me Shqipërinë.

Merituam fitore, dominuam, ndërsa miqtë i shpëtoi portieri Berisha. Bënte magji në portë gardiani i Shqipërisë, posaçërisht në minutat e fundit kur ne sulmonim me gjithë forcat. Dy herë Berisha ndali Nestorovskin në mundësi shumë ideale, pastaj edhe goditjet e Alioskit dhe Pandevit. Shqipëria avansoi e para edhe atë me goditjen e parë drejt portës së Dimitrievskit. Harkoi Sadiku, Roshi godet me kokë, ndërsa topi pasi përplaset në shtyllën e djathtë përfundon në portë. Mirëpo Maqedonia përgjigjet me sulme të fuqishme. Pandev në minutën e 70-të provon me kokë, por nga vija e portës shpëton Hysaj. Pasuan dy bomba të Alioskit, me Berishën që sërish shfaqet shpëtimtar. Pas shumë presioni më në fund do të vinte goli. Aleksandar Trajkovski nga penaltia barazon në 1:1 në minutën e 78-të. Penalti e pastër pas lojës me dorë në zonën mysafire, pasi Ristevski tentoi të gjejë portën me kokë. Maqedonia meritoi tre, por morri vetëm një pikë.

Maqedonia ishte rival më i mirë, Nestorovski dy herë doli sy më sy me portierin kundërshtar, mirëpo Berisha dilte më i suksesshëm. Radeski dhe Triçkovski hynë në fund, mirëpo rezultati nuk ndryshoi edhe përkundër lojës më të mirë të Maqedonisë. Shqipëria rëmbeu një pikë nga Strumica.



   
   
Reprezentacioni A