Maqedonia do të sulmojë me JAKO

Publikuar më 01 Септември, 2014 Lajme

Kompania gjermane për përgatitje sportive me renome të madhe JAKO dy vitet e ardhshme do të veshë të gjithë përfaqësueset e futbollit të Maqedonisë në ndeshjet zyrtare.

Marëveshja për sponsorizim është firmosur sot nga ana e presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, z. Ilço Gjorgjioski dhe përfaqësuesit të JAKO-s, z. Hans Verkle, i cili është eksport menaxher i kësaj kompanie.

“Me kënaqësi ju informoj se Federata e futbolli të Maqedonisë edhe zyrtarisht ka firmosur marëveshje sponzorizimi me kompaninë për veshje sportive me renome nga Gjermania, JAKO. Marëveshja parashef ciklin e ardshëm kualifikues, gjegjësisht dy vitet e ardhshme. Do të përfshihen të gjitha ekipet kombëtare të cilat në ndeshjet zyrtare do të mbajnë veshje sportive nga kompania JAKO. Fanellat që do t’i mbajnë futbollistët e Maqedonisë janë punuar enkas për FFM-në, dhe paraqesin ngjyrat dhe simbolet e Maqedonisë dhe brendin e ri e identitetin e FFM-së. Bëhet fjalë për fanella dhe pajisje sportive e punuar nga materiale më kualitative. Fitojmë partner me renome, pajisës me veshje sportive që do të japë vlera shtesë në ndërtimin e imazhit visual të përfaqësueses. Kemi firmosur marëveshje të favorshme me interes të dyanshëm, me të cilin vazhdojnë tentimet tona për të mbajtur pranë trendeve bashkëkohore Federatën e futbollit të Maqedonisë, ndërsa vetë pajisjet sportive do të jenë mbështetje e rëndësishme për ekipet kombëtare të të gjithë kategorive. Fanellat e reja do të jenë të kapshme edhe për gjithë tifozët tanë përmes fan shopit zyrtar, të cilin do ta promovojmë së shpejti”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

“JAKO tani më 25 vite është i pranishëm në terent sportive në Gjermani, si dhe në shumë vende tjera. Funksionojmë me moton se ndoshta nuk jemi më të mëdhenjtë, por jemi më të mirët. Dizajnerët tanë kanë përgatitur fanella ekskluzive enkas për Federatën e futbollit të Maqedonisë, të cilat janë nga material kualitativ i cili mundëson trupin që të mer frymë lirisht dhe garantojnë kushte më të mira për futbollistët gjatë ngarkesave të larta. Mendoj se kemi krijuar fanella për fitues dhe se Federata e futbollit të Maqedonisë do të ketë suksese të shkëlqyeshme me pajisjet tona sportive”, deklaroi z. Hans Verkle, menaxher i JAKO-s.

Në prezantim të pranishëm ishin edhe reprezentuesit Darko Glishiq, Ardian Cuculi, Kristijan Naumovski dhe Milka Arsova, të cilët prezantuan modelet e reja të pajisjeve sportive të ekipeve kombëtare të Maqedonisë. Të parët që do të përdorin pajisjet e reja sportive do të jenë futbollistët e përfaqësueses A të Maqedonisë, të cilët më 8 shtator në Valencia do të luajnë me Spanjën në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Francë 2016.





   
   
Reprezentacioni A