Maqedonia do të luaj ndeshje kontrolluese ndaj Kroacisë në Rijekë

Publikuar më 28 Декември, 2023 Lajme, Lajme


Më 3 qershor 2024, përfaqësuesja A e Maqedonisë do të luajë ndeshjen kontrolluese kundër Kroacisë në Rijekë.


Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmon ndeshjen miqësore ndaj fituesve të vendit të tretë në Kampionatin e fundit Botëror. 


Ndeshjen e fundit kundër Kroacisë e kemi luajtur më 12 tetor 2012 në eliminatoret e Botërorit 2014. Në Arenën në Shkup, kundërshtari fitoi me rezultat 2:1. Në tetë duelet e deritanishme kundër Kroacisë, Maqedonia ka një fitore (17.11.2007, 2:0, eliminatoret e Europianit 2008)) dhe dy barazime.


- Jemi të kënaqur që do të luajmë një ndeshje kontrolluese kundër Kroacisë, një prej skuadrave më të forta evropiane. Ky është një konfirmim i statusit tonë, kombëtaret e forta e shikojnë përfaqësuesen tonë me shumë respekt. Ndeshja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ne që të përparojmë si skuadër dhe sigurisht që të përpiqemi të rrisim konkurrencën në skuadër para fillimit të ndeshjeve kualifikuese, tha seleksionuesi Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A