Maqedonia barazon me Anglinë në Shkup

Publikuar më 20 Ноември, 2023 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë barazoi 1:1 dhe arriti të mbetet e pamposhtur kundër Anglisë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

Të përzgjedhurit e Milevskit edhe një herë treguan se janë një ekip shumë i fortë kur luajnë në shtëpi dhe dëshmia më e mirë për këtë është se në katër takime në Shkup humbën vetëm një herë dhe atë në atë ndeshje kundër Ukrainës, në të cilën kishim avantazh 2-0 për 60 minuta, për të humbur në fund 3-2.


Këtu fituam Maltën, më pas barazuam me Italinë 1:1, rezultat i cili u konfirmua edhe sonte ndaj nënkampionëve aktual të Evropës.


Përfaqësuesja jonë luajti me shpirt luftarak, priti shanset e veta, kështu që në pjesën e parë morëm një penallti pas duelit mes Lewis dhe Miovskit, situatë pas së cilës Bardhi mori përgjegjësinë, Pickford e lexoi, por topi arriti sërish tek ai dhe kapiteni e dergoi në rrjetë.


Me këtë rezultat, u mbull pjesën e parë, kështu që në fillim të pjesës së dytë, një gol për anglezët u anulua nga VAR, por në minutën e 59-të, Atanasov fatkeqësisht e dërgoi topin në rrjetën tonë për 1:1.


Në vazhdim nuk pati ndryshim në rezultat deri në fund.


Me 8 pikë të fituara, Maqedonia është e katërta në grupin C pas Anglisë me 20, Italisë me 14 dhe Ukrainës me 14, e cila për shkak të duelit më të dobët të direkt me Azurrët mbetet e treta dhe pa Kampionat Europian. Malta është e fundit pa pikë të fituara. 



   
   
Reprezentacioni A