Maqedonia barazoi kundër Finlandës

Publikuar më 17 Ноември, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka barazuar 1:1 në miqësoren kundër Finlandës në arenën “Todor Proeski”. Përfaqësuesja jonë luajti një ndeshje të shkëlqyer, krijuam raste, por realizimi sërish nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Finlandezët kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë me anë të Antman, ndërsa Bardhi barazoi nga penalltia në pjesën e dytë.

Në fillim Maqedonia, kërcënoi portën mysafire me anë të Nestorovskit në minutën e 15-të. Sulmuesi i Udineses gjuajti nga brenda zona, por portieri Joronen bëri një pritje të shkëlqyer. Në anën e kundërt një shans patën edhe finlandezët. Suhonen gjuajti nga 20 metra, por topi shkoi vetëm deri në shtyllë.

Maqedonia mori sërish iniciativën, sulmet ishin të rrezikshme dhe finlandezët u detyruan të mbroheshin. Finlanda ishte e rrezikshme nga kundërsulmet dhe pas një situate të tillë Lod pati një mundësi të mirë të cilën nuk e shfrytëzoi.

Rezultati u hap në minutën e 37-të, pas një gabimi të Stefan Spirovskit. Mesfushori dha një top të keq që finlandezët e ndërprenë dhe krijuan një kundërvënie në tre lëvizje. Pohjanpalo nga mbrojtja dha një top për Oliver Antnam, i cili doli i vetëm para portës së Dimitrievskit dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Në fund të pjesës parë vijoi dominimi i vërtetë i Maqedonisë. Elmas ishte në element, ndërsa Nestorovski pati një tjetër rast që portieri e shpëtoi dhe pati disa krosime të rrezikshme që mysafirët arritën ti menaxhojnë.

Në pjesën e dytë Enis Bardhi pati dy kërcënimet e para nga gjuajtja e lirë dhe krosimi, por Joronen ishte sy çel. Finlandezët provonin vetëm nga kundërsulmet dhe në situata të tilla kishin dy gjuajtje të forta, njërin e shpëtoi Dimitrievski dhe i dyti përfundoi pranë portës. Ishte minuta e 75-të kur Alioski depërtoi në krahun e djathtë dhe u fut në zonën e rreptësisë dhe përfitoi një penallti. I sigurt nga 11 metra ishte Enis Bardhi, i cili barazoi në 1-1 para fundit. Menjëherë pas golit të shënuar, Maqedonia pati një tjetër rast me anë të Alioskit.





   
   
Reprezentacioni A