Makedonija GJ.P. fituese e Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 20 Мај, 2022 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Makedonija Gjorçe Petrov është fituese e Kupës së Maqedonisë në futboll pasi pas në gjuajtjen e penalltive ishte më i mirë se Sileksi, duke fituar me shifrat 4:3. Pjesa e rregullt e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa edhe shtesat u mbyllën me barazim.  Heroi i “luanëve” ishte Hristijan Stevkovski pasi mbrojti një goditje të lirë në pjesën e rregullt, e më pas priti dy penallti në serinë e penalltive.

Stevkovski priti goditjen e parë të Alijit nga Sileksi në serinë e parë të penalltive, ndërsa Adem shënoi për epërsinë e Makedonija GJP. Liçina dhe Cvetanoski më pas ishin preciz në serinë e dytë, ndërsa në të tretën Stevkovski mbrojti penalltinë e Rajkovit, ndërsa Atanaskoski ishte preciz, kështu që avantazhi i Makedonija GJP ishte i madh. Por në serinë e katërt, Stojçevski shënoi, ndërsa Popzlatanov dështoi, kështu që Sileks mbeti ende në lojë. Por në serinë e fundit Kalanoski shënoi, por edhe Emini që vulosi festën e madhe të Makedonija GJP.

MAKEDONIJA GJP - SILEKS 0-0 pen. 4-3

Arena “Todor Proeski” në Shkup.

Arbitër: Aleksandar Grujoski.

Kartonë të verdhë: Aleksovski, Cooper, Emini (MGJP) - Kalanoski, Aliji, Spirkoski, Cvetanoski (S).

MAKEDONIJA GJP: Stevkovski, Atanaskoski, Mishevski, Liçina, Lazarevic, Adem, Emini, Vosha (105 'Bozhinovski), Lemos (91' Aleksovski), Popzlatanov, Stojkoski (56' Cooper).

SILEKS: Bozhinovski, Rajkov, Manasievski (77 'Tanushev), Stojçevski, Lamallari, Kalanoski, Spirkoski (105' Cvetanoski), Aliji, Dimoski (77 'Petkovski), Kocev (57' Stojçevski), Serafimovski.




   
   
Reprezentacioni A