Makedonija GJP dhe Struga Trim Lum në finalen e 30-të të Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 18 Мај, 2023 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Finalja e Kupës është festë futbolli për çdo shtet, e njëjta gjë është edhe për futbollin e Maqedonisë. Të shtunën më 20 maj do të luhet finalja e madhe e 30 vjetorit të Kupës së Maqedonisë.


Në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup, takohen Makedonija Gjorçe Petrov dhe Struga Trim Lum. Makedonija GJP  janë mbrojtësit aktual të trofeut, dhe Struga Trim Lum janë kampionët e rinj të kampionatit. Pra, dy ekipe cilësore do të gjenden përballë njëra-tjetrës me dëshirat dhe ambiciet e tyre. “Luanët” nga lagja e Gjorçes do të shkojnë për trofeun e tretë në finalen e tyre të pestë, ndërsa struganët duan të shkruajnë historinë. Ata janë për herë të parë në finale dhe duan të kurorëzojnë debutimin e tyre me një triumf të ri dhe të çojnë kupën në qytetin e tyre, duke mbyllur sezonin në mënyrë fantastike me dy trofe të fituar. 


Me fitore në finale skuadra Makedonija GJP do të ketë një verë evropiane në kualifikueset e Ligës së Konferencës, ndërsa Struga çfarëdo që të bëjë, sërish do të përfaqësojë vendin tonë në kualifikueset e Champions League. Të dyja skuadrat kanë pikat e tyre të forta. Nga ana e Makedonija Gjorçe Petrovit, ata kanë përvojë të si klub nga luajtja e ndeshjeve të tilla, kjo do të jetë finalja e pestë për “luanët” dhe e treta në katër vitet e fundit, ndërsa Struga ka formën e skuadrës, duke marrë parasysh faktin që brenda pak ditësh dolënkampionë në Ligën e Parë.


Kjo do të jetë një ndeshje për spektakël të vërtetë futbolli, një duel trajneri mes Goran Simovit dhe Shpëtim Duros, pastaj një ndeshje futbolli mes Mishevskit, Stojkovskit, Voshës, Stevkovskit, Fazliut... në njërën anë dhe Ibrahimi, Shabani, Radiq, Radeski në anën tjetër. Cilësia e të dyja skuadrave garanton një ndeshje të madhe, pasiguri, një duel që sigurisht do të jetë super interesant për ata që do ta ndjekin live, por edhe për ata që do ta ndjekin përmes ekraneve televizive në transmetim direkt në TVM. 


Federata e Futbollit të Maqedonisë do të mundohet që këtë finale, si të gjitha të mëparshmet, ta organizojë në nivelin më të lartë të mundshëm, për ta bërë një festë të vërtetë të futbollit. Mbetet vetëm që dy skuadrat të dëshmojnë me paraqitjen e tyre se e meritojnë të jenë këtu, në ndeshjen e fundit që do të vendosë për trofeun në Kupën e Maqedonisë. Kjo ndeshje, kjo finale jubilare e 30-të, duhet të jetë një spektakël i vërtetë.


Rruga e dy skuadrave drejt finales në Kupën e Maqedonisë:


MAKEDONIJA GJORÇE PETROV 


1/16 FINALE: E LIRË 


1/8 FINALE: POBEDA – MAKEDONIJA GJP  0:2


1/4 FINALE: MAKEDONIJA GJP – A.PANDEV 1:0


1/2 FINALE: SHKËNDIJA - MAKEDONIJA GJP 1:1 (3:4 P)


STRUGA TRIM LUM


1/16 FINALE: VARDAR (N) – STRUGA TL 1:2


1/8 FINALE: STRUGA TL – RABOTNIÇKI 2:1


1/4 FINALE: STRUGA TL – BREGALLNICA 2:0


1/2 FINALE: STRUGA TL – SILEKSI 1:0



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A