Makedonija Gj.P. dhe Akademia Pandev finalistë të Kupës më 22 maj

Publikuar më 10 Април, 2019 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Makedonija Gj. P. dhe Akademia Pandev do të përballen në finalen e Kupës së Maqedonisë më 22 maj. 

Skuadra nga lagja e Gjorçe Petrov e Shkupit për herë të tretë në histori do të luajë për trofeun e Kupës së Maqedonisë, ndërsa Akademia Pandev do të jetë pjesë e finales për herë të parë. "Luanët" kanë fituar trofeun në sezonin 2005/2006 pas triumfit 3:2 ndaj Shkëndijës.

Në duelet e kthimit të gjysmëfinales, Makedonija Gj.P. me autogolin e Xhonovit në minutën e 53-të mundi 1:0 Bellasicën dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 shkon në finale, ndërsa Akademia Pandev ashtu si në takimin e parë edhe tani fitoi 3:1 Pobedën dhe me shifrat 6:2 kalon në ndeshjen për trofeun e Kupës. Kalanoski solli epërsi për Pobedën, ndërsa në pjesën e dytë Stoilov nga penaltia dhe Velinov e Stojkoski realizuan golat e përmbysjes.



   
   
Reprezentacioni A