Lëshohen në shitje biletat për Maqedoni-Sllovaki, pjesa më e madhe me çmim 100 dhe 150 denarë

Publikuar më 03 Ноември, 2014 Biletat


Më 15 nëntor (e shtunë), me fillim në orën 20:45 minuta, në arenën kombëtare ‘Filipi i Dytë’ do të zhvillohet një prej ndeshjet më të rëndësishme kualifikuese në kuadër të eliminatoreve për EURO 2016. Kundërshtari është Sllovakia, që momentalisht mban pozitën e parë në grupin tonë, përfaqësuese që ka tre fitore të njëpasnjëshme edhe atë njërën prej tyre si vendas kudër Spanjës dhe dy si mysafir me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Biletat për këtë ndeshje tani më janë lëshuar në shitje, me çmim nga 100 denarë. Me këtë çmim më të ulët janë lëshuar 5827 bileta, ndërsa njëkohësisht ka bileta prej 15 denarë (4891 bileta), 200 denarë (1342 bileta), 250 denarë (3848 bileta), 300 denarë (1514 bileta), 400 denarë (3951 bileta) dhe 500 denarë (2002 bileta).

Biletat mund të sigurohen në rrjetin shitës të ‘Mk Tickets’ dhe në sallonet shitëse të:

‘ONE’ në gjithë shtetin, Jugoton, Sallës Univerzale, Tobako MPM-Shkup, Tobako-Draçevë, Tobako-Ohër dhe Alpine Center-Tetovë.

Ejani bashkarisht të bëjmë tifo dhe të mbështesim përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë në këtë ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila do të jetë mundësi për të realizuar ëndrën shumëvjeçare të shumë tifozëve të futbollit dhe të disa gjeneratave të futbollistëve të ekipit përfaqësues.

Maqedonia është duke renovuar përbërjen e saj, mer fizionomi të re, më kompakte, lojë të diciplinuar dhe imponon strategji sulmuese, diçka që nuk ka mundur të shihet deri tani, vite me rradhë. Nevojitet komponim, mirëpo talent dhe potencial egziston. Në çdo ndeshje do të luajnë ata që do të jenë më të mirë dhe më të përgatitur në momentin e caktuar dhe të cilët para se gjithash do të lënë zemrën në teren.



   
   
Reprezentacioni A