Kupa e Maqedonisë: Finalja Makedonija Gj.P.-Akademia Pandev luhet në Shkup më 22 maj

Publikuar më 25 Април, 2019 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Akademia Pandevit do të luhet më 22 maj në Arenën Nacionale “Toshe Proeski” me fillim në orën 18:30.

Makedonija Gj.P. për herë të tretë do të luajë në finalen e Kupës, ndërsa për Akademia Pandevin kjo do të jetë hera e parë dhe debutuese në ndeshjen më të rëndësishme të garës së Kupës. Skuadra nga Gjorçe Petrovi i Shkupit ka fituar trofeun në sezonin 2005/2006 kur në finale mundi 3:2 Shkëndijën. Tre vite më vonë Makedonija Gj.P. humbi nga Rabotniçki me rezultat 2:0, ndërsa pas një dekade do të kenë mundësi të re për të fituar trofeun e Kupës. Akademia Pandev deri tani arritjen më të madhe e kishte gjysmëfinalen, kur sezonin e kaluar u eliminuan nga Pelisteri pas egzekutimit të penaltive.

Finalet e deritashme:

1992/93  Vardari - Pelisteri 1:0

1993/94  Sileksi - Pelisteri 1:1 (4:2) me penalti

1994/95  Vardari  - Sileksi 2:1

1995/96  Sloga Jugomagnat - Vardari  0:0 (5:3)  me penalti

1996/97  Sileksi - Sloga Jugomagnat 4:1

1997/98  Vardari - Sloga Jugomagnat 2:0

1998/99  Vardari - Sloga Jugomagnat 2:0

1999/00  Sloga Jugomagnat - Pobeda 6:0

2000/01  Pelisteri - Sloga Jugomagnat 2:1

2001/02  Pobeda - Cementarnica 3:1

2002/03  Cementarnica - Sloga Jugomagnat 4:4 (3:2) me penalti

2003/04  Sloga Jugomagnat - Napredoku 1:0

2004/05  Bashkimi – Maxhari Solidarnost 2:1

2005/06  Makedonija Gj.P. - Shkëndija 3:2

2006/07  Vardari - Pobeda 2:1

2007/08  Rabotniçki Kometall - Milano 2:1

2008/09  Rabotniçki - Makedonija Gj.P. 1:1 (6:5) me penalti

2009/10  Teteksi - Rabotniçki 3:2

2010/11  Metalurgu - Teteksi 2:0

2011/12  Renova - Rabotniçki 3:1

2012/13  Teteksi - Shkëndija 1:1 (6:5) me penalti

2013/14  Rabotniçki - Metalurgu 2:0

2014/15  Rabotniçki - Teteksi 2:1

2015/16  Shkëndija - Rabotniçki 2:0

2016/17  Pelisteri - Shkëndija 0:0 (4:3) me penalti

2017/18  Shkëndija - Pelisteri 3:0

2018/19  Makedonija Gj.P. – Akademia Pandev



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A