Kupa e Maqedonisë: Finalja Makedonija Gj.P.-Akademia Pandev, e mërkurë ora 18:30 në Shkup

Publikuar më 22 Мај, 2019 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Makedonija Gj.P. dhe Akademia Pandev sonte nga ora 18:30 në Arenën Nacionale 'Todor Proeski' do ta zhvillojnë finalen e 27-të të Kupës së Maqedonisë.
Dy skuadra të cilat me shumë meritë u gjetën në ndeshjen finale të garës më masovike në vend. Përvoja e 'luanëve' apo rinia e 'Pandevit'? Çka do të vendosë? Do të shohim pas ndeshjes, pas finales numër 27 në Maqedoninë e pavarur. Trofeut do t'i gëzohet gjithë lagja Gjorçe Petrovit apo Strumica. 
Makedonija Gj.P. do të luajë në finale për herë të tretë në histori. Në vitin 2006 fituan Shkëndijën me rezultat 3:2, ndërsa tre vite më vonë u mundën nga Rabotniçki pas ekzekutimit të penaltive. Për Makedonija Gj.P. kjo do të jetë finalja e parë në historinë e shkurtër dhe kjo për ta do të jetë ndeshja më e madhe deri tani. Kjo finale do të sjellë shumë emocione, në këtë finale do të shohim koloninë braziliane të Makedonija Gj.P. të mbështetur nga lojtarët më përvojë si Stejpanoviq, Bozhinovski, Kirovski e të tjerë. Në anën tjetër reprezentuesi i përkohëshëm Doriev, pastaj Sashko Pandev, Stoilov, Strojkoski, Shikov dhe të tjerët. 
Bukurinë që sjell finalja është diçka e veçantë. 

Në linkun në vazhdim mund të gjeni broshurën e përgatitur për ndeshjen finale të Kupës s Maqedonisë:



   
   
Reprezentacioni A