KUPA E MAQEDONISË – dyshet e 1/8 së finales

Publikuar më 02 Септември, 2016 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Rabotniçki-Shkëndija është derbi i fazës së 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Mbrojtësi në fuqi i trofeut, Shkëndija e Tetovës në të tetën e finales do të përballet me finalistin e vitit të kaluar, Rabotniçkin.

Kampioni në fuqi, Vardari do të shkojë në mejdan në Kërçovë kundër Vallzërimit. Metalurgu do të luajë direkt në çerekfinale, pasi Mlladost Carev Dvori është larguar nga garat.

KUPA E MAQEDONISË, DYSHET E 1/8 SË FINALES:

Akademia Pandev-Shkupi

Pelisteri-Renova

Vllazërimi-Vardari

Sileksi-Horizont Turnova

Bregallnica-Teteksi

Novaci-Pobeda

Rabotniçki-Shkëndija

Metalurgu – i lirë

Ndeshjet e para do të luhen më 21 shtator 2016 me fillim në orën 15:30. Ndeshjet e kthimit janë caktuar për 12 tetor 2016 me fillim në orën 14:00. 



   
   
Reprezentacioni A