Kryetari i Komunës së Shtipit në vizitë pune në FFM

Publikuar më 15 Јули, 2014 Lajme

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski sot ka realizuar takim pune me njeriun e parë të Komunës së Shtipit, Ilço Zahariev.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski sot ka realizuar takim pune me njeriun e parë të Komunës së Shtipit, Ilço Zahariev. Në mbledhjen e mbajtur në ‘Shtëpinë e Futbollit’ është folur për mënyrën e zhvillimit të punëve në lidhje me ndërtimin e terenit me bar sintetik në kuadër të projektit të FFM-së, ’10-të terene me bar artificial’, që është pjesë e programës ‘het trik 3’ të UEFA-së dhe mundësisë që Komuna e Shtipit të kyçet në projektin e ri të FFM-së nga programa ‘het trik 4’ për vendosjen e terenit të ri dhe montimin e reflektorëve ne stadiumin në Shtip.

Kryetari i Komunës së Shtipit informoi për intenzitetin e zhvillimit të punëve që kryhen në terenin me bar artificial, konfirmoi se projekti është në fazë përfundimtare dhe do të jetë ndihmesë e madhe për ekipet e njërit prej rajoneve më futbollistike në vend. Gjithashtu, ai pranoi vërejtjet dhe sugjerimet për nevojën që qyteti i Shtipit të kyçet në projektin për modernizimin e stadiumit sipas kriteriumeve të UEFA-së, për të qenë në të ardhmen një prej bazave të ekipit kombëtar.

Presidenti i FFM-së, Gjorgjioski konfirmoi angazhimin e federatës për përmirësimin e infrastrukturës, duke cekur se qyteti i Shtipit si një prej qendrave të Maqedonisë lindore do të ketë mbështetje të plotë në qëllimin për tu bërë përmirësime në stadium dhe eventualisht në kyçjen e Komunës së Shtipit në projektin e ri të FFM-së nga programa ‘Het trik 4’ e UEFA-së për vendosjen e terenit të ri dhe montimin e reflektorëve në stadium.



   
   
Reprezentacioni A