Konfirmohet ndeshja kontrolluese, Maqedonia dhe Armenia përballen me 17 tetor në Strumicë

Publikuar më 15 Септември, 2023 Lajme, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Federata e Futbollit të Armenisë kanë konfirmuan ndeshjen kontrolluese ndërmjet përfaqësueseve A të Maqedonisë dhe Armenisë.

Ndeshja kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve është caktuar për më 17 tetor në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, me fillim nga ora 15:00.

Ndeshjen e fundit kundër Armenisë e kemi luajtur më 11 nëntor 2021 në eliminatoret për Kampionatit Botëror 2022. Në Jerevan, përfaqësuesja jonëmori fitore bindëse me rezultat të thellë 5:0.

Maqedonia dhe Armenia deri më tani kanë luajtur gjithsej 12 ndeshje. Përfaqësuesja jonë ka 5 fitore, në tri ndeshje nuk ka pasur fitues, Armenia ka fituar tri herë. Herën e fundit kundërshtari triumfoi në Nikosia në ndeshjen për vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.




   
   
Reprezentacioni A