Kiril Izov publikoi listën për përfaqësuesen A të femrave për ndeshjen kundër Francës

Publikuar më 19 Октомври, 2020 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e 'A' e femrave të Maqedonisë me 23 tetor do të jetë mysafire në Orlean për ndeshjen ndaj Francës në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian. Për përfaqësuesen tonë të femrave kjo do të jetë ndeshja e 7 në këto eliminatore. Përfaqësuesja e seleksionuesit Kiril Izov regjistroi fitore kundër Kazakistanit, ndërsa pësoi pesë disfata nga Serbia, Austria dhe Francës së fundmi në arenën "Todor Proeski". Për shkak të kufizimeve për Kovid 19 për kthim në Finlandë dhe Spanjë, seleksionuesi i përfaqësueses tonë, Kiril Izov për këtë ndeshje nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Gentiana Roçit nga skuadra e Finlandës, KUPS dhe Natasha Andanova nga skuadra e spanjolle e Levantes. 

Kiril Izov do të fillojë përgatitjet me këto futbolliste: 

Portierë: Pançurova Viktoria (KFF Tiveria), Lekoska Magdalena (Istatov), Kolevska Verica (Despina); 

Mbrojtje: Veleska Daniela (Despina), Julia Zhiviq (Luboten), Maja Angelovska (NK Krim, Slloveni), Nikollovska Pavlinka (Kamenica Sasa), Kolorovska Sara (Skopje 2014), Pollozhani Sindis (AS Junajted), Bosheska Ane (Tiveria), Josheska Hristina (Kamenica Sasa);

Mesfusha: Dervishi Rabija (Kamenica Sasa), Ristovska Aleksandra (Tiveria), Trajkovska Romana (Rapresvil, Zvicër), Mileska Katerina (Despina), Mustafa Hava (Shkëndija), Shemsoviq Elma (Skopje 2014), Maksuti Yllza (AS Junajted), Çubrinovska Jana (Despina);

Sulmi: Naceva Marjana (Kamenica Sasa), Dimoska Teodora (Tiveria), Afrodita Salihi (Skopje 2014);

Deri në fund të eliminatoreve, përfaqësuesja jonë e femrave përkrahë ndeshjes me Francën edhe ndaj Kazakistanit do të luajnë në fushë mysafire. 




   
   
Reprezentacioni A