Kiril Izov: Gjeorgjia është një kundërshtar i vështirë qëkohëve të fundit po shënon rezultate të mira

Publikuar më 22 Февруари, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencë të femrave në Tbilisi do të luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj përfaqësueses së Gjeorgjisë.

Ndeshjet kontrolluese do të luhen në datat 25 dhe 28 shkurt.

Futbollistet e tona dje edhe zyrtarisht kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kundër Gjeorgjisë.

Seleksionuesi i përfaqësueses së femrave të Maqedonisë, Kiril Izov dha një analizë dhe koment për sfidat e ardhshme.

– Kundërshtari ynë i radhës, përfaqësuesja e Gjeorgjisë, ishte në ciklin e fundit kualifikues, ishte pjesë e Divizionit C në kuadër të Grupit të Kombeve. Është një kundërshtar i vështirë, i përbërë kryesisht nga futbolliste që luajnë në kampionatin vendas. Në periudhën e fundit kjo kombëtare në kontinuitet po përmirësohet dhe po përparon, duke arritur rezultate shumë më të mira.

- Në këtë dyluftim presim që të tregohemi në një dritë të mirë. Pas përfundimit të ciklit kualifikues në kuadër të Ligës së Kombeve, erdhi deri te  një ndryshim i madh dhe përtëritje të kuadrit të lojtareve.  Këto dy ndeshje do të jenë një mundësi e shkëlqyer për futbollistet e tona të reja  që të përshtaten më mirë në sistemin tonë të lojës dhe të debutojnë me përfaqësuesen e Maqedonisë.

- Këto dy ndeshje kontrolluese do t'i shfrytëzojmë për t'u përgatitur sa më mirë dhe për të parë se cilat prej futbollisteve të reja të ftuara do të mund të sjellin freski dhe më shumë cilësi në ciklin e ardhshëm të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2025.

- Pjesa më e madhe e futbollisteve tona nuk janë ende në formën e dëshiruar konkurruese dhe kjo është normale duke qenë se këtu nuk ka nisur ende pjesa pranverore e kampionatit. Futbollistet që luajnë jashtë janë tashmë në një ritëm garues dhe janë në formë të shkëlqyer, veçanërisht kapitenja jonë Natasha Andonova, e cila luan në top formë për Levatne-n e saj në Ligën e Parë spanjolle.

- Atmosfera në skuadër  është e shkëlqyer. Futbollistet më me përvojë si Andonova, Roçi, Mustafa, Kolarovska dhe Maksuti janë mbështetje e shkëlqyer për futbollistet e reja.

-Në prill fillon cikli i ri eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2025, ku me padurim presim kundërshtarët tanë. Besoj se do të bëjmë ndeshje të shkëlqyera në këto eliminatore dhe se do të arrijmë rezultate të mira. Shpresoj që do të korrigjojmë përshtypjen e keqe të paraqitjeve në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.




   
   
Reprezentacioni A