Katerina Mileska publikon listën për ndeshjet eliminatore në Kosovë

Publikuar më 02 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Në fillim të kësaj jave përfaqësuesja U17 e Maqedonisë për femra fillon eliminatoret Europiane në kuadër të xhiros së parë të Ligës B.

Në periudhën prej 3 deri më 10 tetor, përfaqësuesja e Maqedonisë për femra do të marrë pjesë në turneun eliminator në grupin B1 dhe për kundërshtar do të ketë përfaqësueset e Gjeorgjisë, Armenisë dhe Kosovës.

Turneu eliminator për kualifikim në Ligën A do të mbahet në Kosovë.

Që në fillim të turneut eliminatoret i hapim me Gjeorgjinë. Ndeshja do të luhet më 3 tetor.

Në turin e dytë luajmë kundër Armenisë. Ndeshja e programit është më 6 tetor.

Tri ditë më vonë, në xhiron e fundit do të përballen me Kosovën.

Seleksionuesja e përfaqësueses së Maqedonisë, Katerina Mileska, ka vendosur të thërrasë futbollistet e mëposhtëm për turneun e ardhshëm eliminator në Kosovë:

Në portë: Vedrana Komnenova (Skopje), Mia Petrovska (Gi-Gi);

Mbrojtja: Andrea Kolovska (Luboten), Emilia Bllazhevska (Skoftenby, Suedi), Angela Dimçova (Tiveria), Mihaela Markovska (Top Gol), Mihaela Dodevska (Skopje), Kristina Krsteva (Skopje), Mila Paneva (Skopje);

Mesfusha: Elena Simjonova (Luboten), Sara Dika (Ac United), Vaska Vasileva (Tiveria), Nikica Trendova (Cevitana), Jovana Karalioska (Cevitana), Teona Galabovska (Tiveria), Eva Velichkovska (Luboten);

Sulmi: Melanija Grozdanova (Skopje), Ana Borizoska (Cevitana), Nastasja Nakova (Skopje), Kalina Popeski (Crvena Zvezda, Serbi);

Përfaqësuesja e drejtuar nga Katerina Mileska këto ditë intensivisht po stërvitet dhe përgatitet në Shkup për ndeshjet e ardhshme të ciklit eliminator.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Amerikës për femra, Vllatko Andonovski, i cili është mentor i seleksionueses sonë, Katerina Mileska, ka ndjekur seancat stërvitore të ekipit tonë.




   
   
Reprezentacioni A