Kanadaja, SHBA dhe Meksiko do të presin KB në vitin 2026

Publikuar më 13 Јуни, 2018 Lajme


Amerika Veriore do të jetë vend organizator i Kupës së Botës në vitin 2026. Kështu është vendosur në kongresin e sotëm të 68 të FIFA-s që mbahet në kryeqendrën ruse, Moskë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksiko jane tre vendet që do të jenë organizatorë të Kupës së Botës në vitin 2026. Në votim, SHBA-të, Kanadaja dhe Meksiko fituan 134 vota, ndërsa kandidatura e Marokos u mbështet nga 65 vende. Një shtet ishte i përmbajtur dhe nuk votoi fare.

Meksiko deri tani ka qenë dy herë vend organizator i KB në vitet 1970 dhe 1986, ndërsa SHBA-të pritën Botërorin e vitit 1994. Për Kanadanë kjo do të jetë hera e parë që do të presë një ngjarje të këtillë madhore.

Maqedonia në Kongresin e FIFA-s përfaqësohet nga presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski, nën-kryetari Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski.

Presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski është pjesë e Komisionit të FIFA-s për verifikimin e kushteve që ofronin shtetet candidate për organizimin e Kampionatit Botëror të vitit 2026.

Bashkë me të parin e FFM-së, që është përfaqësueses i Komitetit Organizativ për gara, në Komisionin e FIFA-s anëtarë janë edhe kroati, Zvonimir Boban, Marko Viliger, Tomash Vesel dhe Mukul Mudgal.

Një ditë para startit të Kampionatit Botëror në Rusi, në vigjilie të Kongresit në Moskë, anëtarët e FIFA-s prezantuan formulën e re për llogaritjen e pikëve në bazë të të cilave do të formohet ranglista e re botërore e përfaqësueseve dhe ndryshimi i verzionit të Kodit Etik. Pas përfundimit të Kongresit të 68 të FIFA fillon periudha zgjedhore në të cilën do të dorëzohen kandidaturat për president të FIFA-s. Votimi është caktuar më 5 qershor 2019 kur do të mbahet Kongresi i 69 i FIFA-s.

Para pjesës zyrtare të Kongresit të FIFA-s në Moskë, pjesë e përfaqësuesëve zyrtarë të federatave anëtare të FIFA-s zhvilluan një ndeshje reviale të futbollit. 



   
   
Reprezentacioni A