Isnik Alimi emër i ri të përfaqësuesja A e Maqedonisë

Publikuar më 07 Септември, 2023 Lajme, Lajme


Isnik Alimi, futbollisti i repartit të mesfushës që luan me Sepsin e Rumanisë është futbollist i ri i grumbulluar në përfaqësusesen A të Maqedonisë. 


Ish-futbollisti i Atalantës e Viçencas së Italisë, Shibenikut të Kroacisë dhe Gabalas së Azerbajxhanit, sot do të vihet në shërbim të ekipit përfaqësues në përgatitjet për ndeshjet me Italinë dhe Malta-n. 

Alimi është duke luajtur standard në taborin e Sepsit në Rumani dhe me paraqitjet e shkëlqyeshme me ekipin e tij u imponua si profil lojtari që mund të shtojë konkurencën në mesfushën e përfaqësueses tonë. 

Në të kaluarën, Alimi paraqitej në ndeshje kualifikuese dhe turne zyrtarë për përfaqësueset U17 e U19 të Maqedonisë. 

Alimi shënon paraqitje të shkëlqyeshme në kampionatin rumun me Sepsin. Përvoja e tij dhe forma momentale mund vetëm të shtojë konkurencën në ekipin tonë dhe të na sjellë cilësi shtesë”, shprehet seleksionuesi Bllagoja Milevski. 

Isnik Alimi sot në orën 18:30 do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me përfaqësuesen A të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A