Investim në zhvillimin e futbollit të femrave në Maqedoni

Publikuar më 15 Септември, 2017 Lajme

Federata e futbollit të Maqedonisë investon në zhvillimin e futbolli tnë të gjitha segmentet dhe nivelet e lojës dhe në atë drejtim është edhe investimi në zhvillimin e futbollit të femrave.

Një prej faktorëve për avansim janë edhe trajnerët të cilët direkt ndikojnë për përmirësimin e situatës në futbollin e femrave.  

Për këtë qëllim FFM bashkë me UEFA-në ndihmuan edukimin e 14-të femrave të cilët u përcaktuan të punojnë në futbollin e femrave dhe kishin dëshirë të pajisen me Diplomë B të UEFA-së. Me ftesë të UEFA-së një pjesë e tyre, ato që janë active në klube, morrën pjesë në seminar për futboll të femrave në Ishujt Faroe ku bashkë me kolegët/koleget e tyre nga Hungaria, Gjibraltari, Lihtenshtajni, Gjeorgjia dhe Ishujt Faroe kishin mundësi të ndjekin program kualitativ dhe të ndrojnë mendime, ide dhe përvojë për punën në futbollin me femra.

Në këtë seminar përgjegjësi për futbollin e femrave në FFM, Kushtrim Luma kishte prezantim për situatën, mundësitë dhe sfidat e futbollit të femrave në Maqedoni. Impresionet nga kjo ngjarje në deklarata për faqen zyrtare të FFM-së i përcjellin disa prej pjesëmarësve.

“Jam e lumtur që morra pjesë në një seminar të këtillë, i cili sipas meje ka rëndësi të madhe si trajner i gategorive të reja. Gjithsesi se është motiv dhe inspirim për punë më të mirë. Me këtë seminar vetëm mu vërtetua se pas karrierës si futbollist patjetër të investosh në edukim dhe zhvillim, si dhe të ndjekësh trended në lojën e futbollit që karriera futbollistike të jetë e suksesshme. Përshtypje më të madhe më la sjellja pozitive dhe e motivuar e trajnerëve ndaj femrave, pasi gjithë kohën gjatën seancave stërvitore ishin të buzëqeshur dhe të disponuar për të realizuar programin", deklaroi Bojana Ivanova.

“Praninë në këtë seminar e kam shfrytëzuar për krijimin dhe zgjerimin e kontakteve me kolegë nga vendet tjera, të cilët mund të shfrytëzohen për punën e mëtejshme në klub. Edhe pse rruga deri atje ishte e gjatë dhe e mundimshme, mirëpo pas asaj që pash atje, definitivisht i’a vlejti të merret pjesë. Përshtypje të fortë më la fakti se njerëzit në Ishujt Faroe kanë thyer tabut rreth futbollit të femrave dhe mënyrës si luftojnë vajzat për të qenë pjesë e kësaj loje. Pashë se secili në çdo këndvështrim din punën e tij dhe të njëjtën e bën me motiv dhe dëshirë për sukses përfundimtar të futbollit të femrave. Diskriminimi nuk ekziston, ndërsa përkushtimi dhe organizimi i shkëlqyeshëm i të gjithë të involvuarve është shembull edhe për ne si do të duhej të funksionojmë këtu në Maqedoni”, deklaroi Snezhana Trpevska. 



   
   
Reprezentacioni A