Intervistë me Nimetulla Dautin, kapitenin e ekipit që do të jetë përfaqësues në eEURO2020

Publikuar më 15 Јануари, 2020 Lajme

Nuk i njoh kundërshtarët, por jam i sigurtë se ne jemi të shkëlqyshëm!

Asosiacioni Europian i futbollit (UEFA) për herë të parë këtë vit organizon garë të reprezentacioneve nacionale të futbollit në e-futboll. Turneu përfundimtar i eEURP do të zhvillohet në Londër në qershor të këtij viti (2020). 

Reprezentacionet e futbollit të gjithë anëtareve të UEFA-së do të marrin pjesë në shortin për grupet kualifikuese. Secila e-përfaqësuese e futbollit do të luajë nga dy ndeshje kundër secilës përfaqësuese tjetër në grup. Kualifikimet do të zhvillohen në mars të këtij viti. 

Të mërkurën, 15 janar, me fillim në orën 19:45 në studion ESL në Lester do të zhvillohet hedhja e shortit ndërmjet ekipeve të kualifikuara në këtë turne. 
Të interesuarit transmetimin mund ta ndjekin në faqen zyrtare të UEFA-së dhe në link përmes faqes së facebookut të FFM-së dhe UEFA-së. 

eEUROP 2020 e UEFA-së do të luhet përmes platformës së KONAMI eFootball PES 2020, përmbajtet e së cilës do të bazohen në Kampionatin Europian të vitit 2020. 

Qëllimi kryesorë i përfaqësuesve të secilit shtet do të jenë të sigurojnë kualifikim në turneun përfundimtar në Londër ku do të marrin pjesë 16-të përfaqësuese. 

Nimetulla Dauti dhe Jakup Maksuti janë garuesit që do të përfaqësojnë Maqedoninë në eEURO 2020. Me këtë rast, kemi realizuar intervistë më Nimetulla Dautin i cili do të jetë kapiten i ekipit. Ai me shumë entuziazëm dhe gëzim foli për këtë përjetim. 

Ndryshe për momentin, Nimetullah Dauti pozicionohet i 7-ti me ekipin e Arsenalit në rang-listën europiane.

FFM: Sa kohë luani PES dhe si mësuar për turneun eEURO 2020 që organizohet nga UEFA?

N. Dauti: Luaj PES nga viti 2003. Që si fëmijë, kur të gjithë donin të luanin jashta, unë luaja Sony ose me kompjuter. Për atë garë mësova derisa luaja përmes një reklame në vetë lojën. 

FFM: A luan çdo ditë dhe sa kohë të ditës i kushton lojës në PES?

N. Dauti: Po, luaj çdo ditë edhe atë minimum 2 orë në ditë dhe përveç futbollit nuk luaj asnjë lojë tjetër. Dua të potencoj se kualifikimet për në Maqedoni që u zhvilluan në nëntor, qëllova të luaj kundër Jakup-it, me të cilin luajmë bashkë. Ai më fitoi atëherë, mirëpo pasi unë fitova gjithë ndeshjet me kundërshtarët që humbën nga ai, u kualifikova edhe unë. 

FFM: Je aq i mirë edhe në futbollin e vërtetë ashtu si në PES?

N. Dauti: Siç theksova, që si fëmijë e dua futbollin, por vetëm si strategji dhe lojë ekipore. Për këtë arsye, unë jam arbitër i licencuar për futboll për Ligën e Tretë-Veri.

FFM: Cilat janë pritjet tuaja për ndeshjet në eEURO 2020?

N. Dauti: Duke pasur parasysh se Jakupin e njoh dhe me atë luaj që nga viti 2012, jam thuajse i sigurtë se do të kualifikohemi për më tej. I njoh vetëm garuesit e Shqipërisë dhe Kosovës dhe e dij se ne jemi më të mirë se ata. Për përfaqësueset tjera nuk kam njohuri nëse janë të fortë dhe sa cilësi posedojnë, por pasi kanë arritur të kualifikohen pres që të jenë të përgatitur dhe cilësorë.

Fanellat zyrtare të FFM-së me të cilat dy përfaqësuesit e e-përfaqësueses së Maqedonisë do të na përfaqësojnë në eliminatoret u'a dorëzoi Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski, i cili dy garuesve u dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë në familjen e futbollit dhe njëherit u uroi fat në shortin dhe vetë ndeshjet kualifikuese. 



   
   
Reprezentacioni A