Informata për biletat e ndeshjes me Lihtenshtajnin në Vaduz

Publikuar më 05 Ноември, 2018 Biletat, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 16 nëntorë në Vaduz kundër Lihtenshtajnit do të luajë ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

Me këtë rast gjithë tifozët dhe mbështetësit e Maqedonisë që jetojnë jashta vendit dhe të cilët duan të ndjekin këtë ndeshje i njoftojmë se biletat janë lëshuar në shitje përmes faqes zyrtare të Asosiacionit të Futbollit të Lihtenshtajnit, www.lfv.li, me çmim prej 25 frangave zvicerane për të rritur, 12 franga për persona nga 16 deri 20 vjeç, ndërsa 7 frangra zvicerane për fëmijë.

Federata e Lihtenshtajnit ka cakutar Sektorin 2 (bloqet G dhe H) të tribunës Jugore të stadiumit në Vaduz për të vendosur mbështetësit e Maqedonisë.

Dyert e stadiumit të sektorit ku do të vendosen tifozët mysafirë do të happen një orë para fillimit të ndeshjes, gjegjësisht në orën 19:45. Ndeshja nis në orën 20:45 minuta.

Si organizatorë të ndeshjes, nga Asosiacioni i futbollit të Lihtenshtajnit mbajnë të drejtën të kontrollojnë të dhënat e biletave në krahasim me të dhënat personale dhe për këtë arsye e patjetërshuesme është që të gjithë ata që duan të jenë në stadium me vete të kenë dokumentacion personal.

Federata e futbollit të Maqedonisë bën thirje gjithë mbështetësit e Maqedonisë të anojnë në mënyrë fer dhe korekte për të ndihmuar reprezentuesit të arrijnë fitore të re me të cilën do t’i afroheshin qëllimit për të siguruan vendin e parë në grup.

Në stadium nuk do të lejohet futja e çfarëdoqoftë mjeti që mund të rrezikojë lëndim apo që janë të dëmshme për shëndetin e spektatorëve, si mjetet piroteknike, ushqimet dhe pijet, transparente dhe mbishkrime me përmbajtje racore, nacionale dhe politike dhe të cilat nuk kanë lidhje me sportin.

Paraprakisht falemenderojmë gjithë tifozët që do të vendosin të mbështesin Maqedoninë, duke ju uruar të kënaqeni me ndeshjen Lihtenshtajn-Maqedoni me shpresë që bashkarisht t’i gëzohemi fitores së re në Ligën e Kombeve. 



   
   
Reprezentacioni A