Informacione të rëndësishme për tifozët që do ta ndjekin ndeshjen në Palermo

Publikuar më 21 Март, 2022 Biletat, Lajme


VEND KOLEKTIV PËR TRANSPORT TË ORGANIZUAR PËR NË STADIUM

Vendi grumbullimit i tifozëve nga Maqedonia në Palermo ditën e ndeshjes për transport të organizuar për në stadiumin “Renzo Barbera” do të jetë në sheshin “Piazza Francesco Crispi”.

Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me autoritetet publike të Palermos, në ditën e ndeshjes (24 mars), ranë dakord që të gjithë tifozët tanë nga sheshi “Piazza Francesco Crispi” të kenë transport falas me autobus deri në stadiumin “Renzo Barbera”. Ka dy vende për transportin e autobusëve (ato do të transportojnë para dhe pas ndeshjes), një nga ora 17:00 deri në 18:00 dhe nga ora 18:00 deri në 19:00.

KONTROLLET E SIGURISË

Të gjithë tifozët do të kontrollohen për arsye sigurie. Ju kujtojmë që të mos mbani sende të ndaluara (листа на забранети предмети.pdf ). 

Asnjë qese më e madhe se letra A4 nuk mund të futet në stadium. Sipas rregulloreve të UEFA-s, banderola/flamuj fyese apo diskriminuese, si dhe çdo lloj mjeti piroteknik nuk lejohen. Nëse policia gjen ndonjë nga këto sende, mbajtësi do të raportohet tek autoritetet policore.

HYRJA NË STADIUM

Dyert e stadiumit do të hapen tre orë para ndeshjes. Kontrollet e sigurisë do të pasohen nga një kontroll i dokumentacionit të COVID-19. Kujtojmë për të gjithë tifozët tanë që të sjellin dokumentet përkatëse (prova e vaksinimit, testi negativ). Personat që nuk kanë një dokumentacion të tillë nuk do të mund të hyjnë në stadium. Pas kontrollit të dokumentacionit për COVID-19, tifozët shkojnë në vendin ku duhet të tregojnë biletën e ndeshjes dhe letërnjoftimin/pasaportën. Bileta është e personalizuar, ka emrin e pronarit të biletës. Nëse ka mospërputhje, mbajtësi i biletës nuk do të lejohet të hyjë. Gjithashtu personat pa letërnjoftim/pasaportë nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.

GJATË NDESHJES

Tifozët duhet të respektojnë rregulloret në terren të UEFA-s. Çdo sjellje e keqe do të merret parasysh nga autoritetet. Në fund të ndeshjes, tifozët jashtë mund të mbahen në sektor për një periudhë të shkurtër kohe (rreth 20 minuta) për të lejuar një dalje të qetë dhe të sigurt nga stadiumi.

INFORMACIONI TJETËR

Dy barnatore pranë stadiumit ku mund të bëhet një test për Covid:

1- Farmacia Europa, Via Alcide De Gasperi 221 (800 m nga stadiumi)

2- Farmacia della Statua, Piazza Vittorio Veneto 11 (650 m nga stadiumi)




   
   
Reprezentacioni A