Informacione të rëndësishme për tifozët para ndeshjes Maqedoni - Angli

Publikuar më 20 Ноември, 2023 Biletat, Lajme


Arena Todor Proeski do të jetë e hapur për tifozët nga ora 18:45, dhe për shkak të masave të shtuara të sigurisë që do të ndërmerren për të parandaluar futjen e sendeve dhe mjeteve të ndaluara në stadium, ftojmë tifozët të vijnë sa më herët në stadium. (rekomandim një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes) dhe të ulen në vendet e tyre në stadium. Të gjithë tifozët këshillohen të ndjekin këto udhëzime:

Mbërritja në kohë në arenën "TODOR PROESKI".

Ftojmë tifozët të vijnë në ndeshjen në "Arenën Todor Proeski" në këmbë ose me transport publik. Në parkingjet në zonën e ngushtë të Arenës “Todor Proeski” do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi për shkak të numrit të kufizuar të parkingjeve, përveç automjeteve të akredituara.

U kërkojmë të gjithë tifozëve të ndjekin udhëzimet e MPB-së në lidhje me ndalesat në trafik.

Hyrjet në Arenën “Todor Proeski” do të jenë të hapura nga ora 18:45, ndërsa hyrja do të jetë e mundur deri në orën 20:15.

PËRKRAHJE FER, KORREKTE DHE SPORTIVE

Kërkojmë nga tifozët të respektojnë dispozitat e Aktit të Garave Sportive dhe Aktit të Rendit Publik dhe Paqes, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me thirrjet e papërshtatshme, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Çadrat, çanta të mëdha ose çanta shpine, shishe, çakmakë, monedha dhe sende të tjera nuk mund të sillen në stadium.

Gjithashtu, flamujt apo pankartat me përmbajtje të papërshtatshme nuk do të futen.

Ftojmë të gjithë tifozët dhe vizitorët në sjellje fer, korrekte dhe sportive pa thirrje raciste dhe diskriminuese para, gjatë dhe pas ndeshjes. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin të theksojmë se policia në përputhje me ligjin do të bëjë video dhe foto incizim të zonës së ngushtë dhe të vetë hapësirës së stadiumit.




   
   
Reprezentacioni A