Informacione të rëndësishme për shikuesit në Arenën Nacionale për ndeshjen me Poloninë

Publikuar më 07 Јуни, 2019 Lajme


Në vigjilie të spektaklit të futbollit ndërmjet përfaqësueses së Maqedonisë dhe Polonisë që do të luhet sonte në arenën nacionale “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 20:45 minuta, ju përcjellim në vazhdim disa informata të rëndësishme:

- Hyrjet e tribunave për spekatatorët do të happen në orën 18:45 minuta, ndërsa do të mbyllen në orën 20:30. Apelojmë shikuesit të arrijnë në kohë për të shmangur rëmujat dhe situata të pakëndshme para fillimit të ndeshjes,

- Shikuesit këshillohen të ruajnë biletat në vend të sigurtë, pasi në rast të humbjes së biletës e njejta nuk mund të zëvendësohet me tjetër,

- Spektatorët mund të hyjnë në stadium vetëm me prezantimin e biletës valide, për çdo person veçmas. Prindërit marrin përgjegjësi të plotë për fëmijët e tyre që do t’i kenë me veti në stadium,

- Detyrimisht të ndiqen rekomandimet e policisë dhe shërbimit të sigurimit,

- Lëvizja rreth stadiumit me automobil në masë të madhe do të jetë i kufizuar, prandaj ju rekomandojmë të përkoheni dikund më larg dhe në stadium të vini në këmbë apo me transport publik,

- Me rëndësi të ndiqni shenjat në hyrje të stadiumit për të ecur në drejtim të duhur me vendin tuaj të shënuar në biletë,

- Spektatorët dhe çantat e tyre do të kontrollohen në hyrje nga sigurimi. Do të shihni tabela me mjetet e ndaluara për t’u futur në stadium,

- Të pranishmit në stadium në ndeshjen e sontme mund të vlejnë pije freskuese (ujë, lëgjne, kafe,..) në pika të posaçme në hapsirat nën tribunat e arenës nacionale “Todor Proeski”. 



   
   
Reprezentacioni A