Infantino rizgjidhet president i FIFA, Seidini e uron në vendngjarje

Publikuar më 05 Јуни, 2019 Lajme


Në qytetin kryesor të Francës po zhvillohet kongresi i 69-të i FIFA-s në të cilët po marrin pjesë edhe krerët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari gjeneral, Filip Popovski. 
Në Kongresin e FIFA-s, presidenti aktual, Xhani Infantino mori besimin që të udhëheq Qeverinë e Futbollit Botëror deri në vitin 2023. 49 vjeçari zviceran ishte kandidati i vetëm për president të FIFA-s.
Numri një i futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini e uroi Xhani Infantinon për besimin e fituar, duke kujtuar se FIFA arriti rezultate dhe suksese në projektet e realizuara deri më tani nën udhëheqjen e Infantinos.
 emër të FFM-së dhe në emrin tim do të dëshiroja që të uroj për zgjedhjen e Xhani Infantinos dhe i dëshirojë fat dhe sukses në punën në vijim. Nuk kam asnjë dyshim se do të ketë mbështetje të plotë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, si dhe nga anëtarët e shoqatave të Shoqatës Botërore të Futbollit, mes tyre, natyrisht, Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Xhani u tregua si udhëheqës i jashtëzakonshëm i FIFA-s, së bashku me ekipin e tij dhe administratën e FIFA-s arritën rezultate të mëdha dhe suksese në projekte dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë në këtë drejtim”, ka deklaruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
Pas zgjedhjes së Muamed Sejdinit për president të FFM-së, numri një i FIFA-s, Xhani Infantino dërgoi letër urimi, duke shkruar se FFM gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e tij personale dhe të FIFA-s në mënyrë që të arrijnë qëllimet e FFM-së.

"Jemi të bindur se njohuritë tuaja, dija, qëndrimet si lider dhe përvoja paraprake si u.d. president i FFM-së, nënkryetar dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të federatës, gjithsesi do të kenë ndikim pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të lojës së futbollit në vendin tuaj. Ju gjithmonë mund të llogarisni në mbështetjen time personale, si dhe kuptohet edhe të FIFA-s, me qëllim të vetëm realizimin e planeve të hartuara. Dyert e organizatës tonë gjithmonë do të jenë të hapura për biseda që mund të kontribuojnë për zhvillimin e lojës tone”, qëndronte në urimin dërguar Muamed Sejdinit.


   
   
Reprezentacioni A