Infantino dhe Çeferin me urime për Muamed Sejdinin për zgjedhjen president i FFM-së

Publikuar më 23 Март, 2019 Lajme


Zgjedhja president i Federatës së futbollit të Maqedonisë, ka sjellë shumë mesazhe urimi në adresë të Muamed Sejdinin, ndërsa mes tjerash veçojmë fjalët e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino dhe presidentit të UEFA-së, Aleksandar Çeferin. 
"I nderuari president, do të doja sinqerisht t'ju uroj me dëshirat më të mira me rastin e zgjedhjes tuaj president i Federatës së futbollit të Maqedonisë për periudhën 2019-2021. Jemi të bindur se njohuritë tuaja, dija, qëndrimet si lider dhe përvoja paraprake si u.d. president i FFM-së, nënkryetar dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të federatës, gjithsesi do të kenë ndikim pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të lojës së futbollit në vendin tuaj. Ju gjithmonë mund të llogarisni në mbështetjen time personale, si dhe kuptohet edhe të FIFA-s, me qëllim të vetëm realizimin e planeve të hartuara. Dyert e organizatës tonë gjithmonë do të jenë të hapura për biseda që mund të kontribuojnë për zhvillimin e lojës tonë. 
Kam nderin t'ju ftoj në Cyrih dhe gëzohem për takimin tonë të rradhës. Juve dhe gjithë ekipi ju dëshiroj shumë fat, forcë dhe suksese në sfidat e rradhës", shkruan në telegramin e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino.

"I nderuari president, i nderuari Muamed, 

Jam i gëzuar që ju dërgoj urimet e mia me rastin e zgjedhjes president i Federatës së futbollit të Maqedonisë. Njëkohësisht, do të doja t'ju falemenderoj për punën tuaj si lider muajt e kaluara si u.d. president i FFM-së, vërtet nuk është e thjeshtë dhe lehtë të gjendesh në situatë të tillë, por rëndësia është shumë e madhe. 

FFM i është bashkuar familjes së UEFA-së në vitin 1994, ndërsa kemi ndjenën sikur të ishte dje - por, fakt është se kanë kaluar 25 vite! Prej atëherë janë bërë shumë punë, duke kyçur rinovimin e stadiumeve, zhvillimin e infrastrukturës, ndërtimin e kompleksit 'Shtëpia e futbollit' dhe qendrën stërvitore. Kjo gjithsesi se e vendos organizatën si qendër e zhvillimit të futbollit në të gjitha sferat. 
Ju dëshiroj gjithë të mirat në të ardhmen dhe nuk dyshoj se FFM është në duar të mira. UEFA gjithmonë do të jetë mbështetje për ju", thuhet në letrën e presidentit të UEFA-së, Aleksandar Çeferin. 



   
   
Reprezentacioni A