Ilija Nestorovski: Të vazhdojmë serinë pozitive

Publikuar më 22 Март, 2018 Lajme, Lajme


Maqedoni-Finlandë

Ndeshje kontrolluese

23 mars 2018, ora 17:00

Gloria Arena, Belek.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë po përfundon përgatitjet për ndeshjen e nesrme kontrolluese me Finlandën në “Gloria” Arena në Belek të Turqisë. Përfaqësuesja më e mirë e vendit tanimë katër ditë gjendet në Antalia ku do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive. Maqedonia nuk humbë prej pesë ndeshjeve me rradhë, ndërsa dy duelet e rradhës kontrolluese me Finlandën dhe Azerbejxhanin (27 mars) do të jenë përgatitje e mirë për edicionin e parë të Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

Sulmuesi i Palermos, Ilija Nestorovski thotë se përgatitjet kanë rrjedhur me seriozitet maksimal, ndërsa beson në fitore të Maqedonisë.

“Ushtrojmë me intenzitet maksimal, kemi kushte të shkëlqyeshme për punë dhe katër ditët e kalaura kemi punuar shumë mirë. Finlanda është përfaqësuese kualitative dhe ne e marrim shumë seriozisht. Kemi analizuar anët e tyre të mira dhe më pak kualitative dhe besoj se me fitore do të përmirësojme atmosferën e shkëlqyeshme në taborin tonë. Kjo gjithsesi do të jetë motiv shtesë për duelin me Azerbejxhanin”, thotë Nestorovski.

Përballja Maqedoni-Finlandë luhet të premten në “Gloria” Arena në Belek të Antalisë në Truqi me fillim në orën 17:00 sipas kohës lokale në Maqedoni.

Ndërkohë më 27 mars Maqedonia në takimin e dytë kontrolluese përballet me Azerbejxhanin në “Merdan” Arena, gjithashtu në Belek.  



   
   
Reprezentacioni A