Ilievski: Duhet të jemi në nivel maksimal nëse duam kualifikim

Publikuar më 11 Декември, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot në Nion mësoi emrat e kundërshtarëve për grupin kualifikues për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Hungari dhe Slloveni në vitin 2021. 
Maqedonia U21 në grupin 6 do të garojë me Spanjën, Izraelin, Malin e Zi, Kazakistanin dhe Ishujt Faroe. 
Ndeshjen e parë Maqeedonia U21 e luan më 10 shtator 2019 kundër Ishujve Faroe në terren vendas. Më 10 tetor 2019 jemi mysafirë të Malit të Zi, ndërsa pesë ditë më vonë (15 tetor) presim Kazakistanin. 
Dy ndeshjet e fundit të viti 2019 i luajmë më 14 dhe 19 nëntor në terren mysafir me Spanjën dhe Ishujt Faroe. 
Orari i ndeshjeve të Maqedonisë U21 në eliminatoret për KE 2021:
26 mars: Maqedoni-Izrael,
31 mars: Izrael Maqedoni,
8 shtator: Maqedoni-Spanjë, 
8 tetor: Kazakistan-Maqedoni,
13 tetor: Maqedoni-Mali Zi.

"Jam i kënaqur me grupin në të cilin jemi gjetur në eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian, mirëpo në të njejtën kohë edhe i kujdesshëm. Kundërshtarët, në përjashtim të Spanjës, nuk janë atraktivë, mirëpo gjithsesi se kanë cilësi dhe do të kërkojnë shansin e tyre për renditje sa më të mirë. Spanja është favorit absolut, ndërsa me gjithë tjerët besoj se mund të bartemi. Duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë të mundshëm nëse duam të jemi në lojë për renditje sa më të mirë. Ky gjithsesi se do të jetë qëllimi ynë", deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dobrinko Ilievski. 



   
   
Reprezentacioni A