Igor Angellovski publikon listën për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Bjellorusinë

Publikuar më 13 Март, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 24 mars në Vaduz kundër Lihtenshtejnit e pret duel i ri në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusi 2018. Seleksionuesi Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjen e xhiros së 5-të të Grupit G të kualifikimeve për botërorin, si dhe për ndeshjen kontrolluese me Bjellorusinë. Në formacionin e përfaqësueses A të Maqedonisë për duelet me Lihtenshtejnin dhe miqësoren me Bjellorusinë më 28 mars në Shkup janë thirur 22 lojtarë. Seleksionuesi Angellovski për ndeshjen me Lihtenshtejnin nuk do të mund të llogarisë në Ezgjan Alioskin, pasi futbollisti i Luganos është i pezulluar shkaku i kartonave të verdhë dhe me përfaqësuesen do të bashkohet për kontrolluesen me Bjellorusinë. 



   
   
Reprezentacioni A