Igor Angellovski: Kjo përfaqësuese ka potencial të madh, uroj futbollistët e mi

Publikuar më 06 Септември, 2017 Lajme


Pas përfundimit të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror në Rusi, seleksionuesi Igor Angellovski analizoi takimin e zhvilluar në Strumicë.

“Dua të uroj futbollistët e mi për lojën e treguar gjatë gjithë 90-të minutave. Nga goditja e vetme në portën tonë pranuam gol, ndërsa ne kishim shumë shanse. Rezikuam edhe me dy sulmues, mirëpo në futboll numërohet kur shënon gol, ndërsa ne shënuam vetëm një. Kam paralajmëruar se do të zhvillojmë ndeshjen më të mirë në këto kualifikime dhe këtë e kemi bërë. Kemi luajtur kundër një përfaqësueseje e cila ishte pjesë e Kampionatit të fundit europian, por ne kishim qasja ofenzive. Kemi fituar 4 pikë nga këto dy ndeshje të vështira, tani jemi 2 pikë larg vendit të katërt dhe deri në fund do të mundohemi të paktën të kapim vendin e tretë. Mendoj se në fund të këtij cikli kualifikues do të kemi më shumë pikë se sa dy ciklet paraprake bashkarisht”, deklaroi seleksionuesi Angellovski. 



   
   
Reprezentacioni A