Hidhet shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë dhe të Dytë

Publikuar më 14 Јули, 2014 Liga e Parë e Maqedonisë, Liga e Dytë e Maqedonisë, Lajme


Në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri garues në Ligën e Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë. Në programën e rrethit të parë të sezonit 2014-2015, kampioni aktual Rabotniçki starton përballë rivalit të qytetit Metalurgut, në një reprizë të finales së fundit të Kupës së Maqedonisë. Vëmendje të madhe në xhiron e parë tërheq derbi i madh ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit. Skuadra e Shkëndijës starton kundër Bregallnicës së Shtipit, Sileksi pret Horizontin, ndërsa Renova në xhiron e parë është vendase e Teteksit. Fillimi i garave në sezonin e ri në Ligën e Parë është caktuar më 3 gusht 2014, me fillim në orën 17:30.

Распоред 1 МФЛ.pdf 

Ndeshjet e Ligës së Dytë fillojnë më 9 gusht 2014 me fillim në orën 17:30, ndërsa dyshet e xhiros së parë janë: Euromilku-Kozhufi, Shkupi-Drita, Vrapçishti-Napredoku, Mlladosti-Makedonija Gj.P. dhe Shkupi-Gostivari.

Распоред 2 МФЛ.pdf 



   
   
Reprezentacioni A