Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri në LPFM

Publikuar më 26 Јули, 2019 Liga e Parë e Maqedonisë, Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë përmes shortit ka caktuar kalendarin garues për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë që fillon në muajin gusht. 

Në xhiron e parë Shkëndija në Strumicë do të ndeshet me Akademia Pandevin, ndërsa Vardari do të luajë si vendas me Makedonija Gj.P.. Ekipet e reja në elitë, Struga Trim Lum dhe Boreci do të kenë duele me Rabotniçkin, gjegjësisht, Shkupin, ndërsa Sileksi do të jetë mysafir te Renova. 

Ndeshjet e elitës së futbollit vendor në sezonin e ri do të transmetohen direkt në servisin shtetërorë MTV dhe "Arena Sport që kanë blerë të drejtat ekskluzive. 

„Do të doja publikisht të falemenderoj servisin shtetërorë pë marrëveshjen që bëmë për shitjen e të drejtave televizive. Ju, si klube jeni shtylla kryesore e kësaj federate. Me transmetimet direkte në MTV dhe platformën rajonale "Arena Sport" klubet fitojnë mundësi promovimi, ndërsa në bazë të marrëveshjes lirohen nga nevoja e pagesës së kootizimit. Detyra ynë është të ruajmë imazhin dhe vlerat e futbollit tonë dhe të punojmë të sjellë sa më shumë suksese dhe të ritet popullariteti. FFM mbetet servis i klubeve për përmirësimin e imazhit dhe prezantimit sa më të mirë të ligës vendore. U dëshiroj shumë fat gjithë klubeve dhë në shpirtin e vlerave sportive të garoni për rezultate sa më të mira", deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. 


Në vazhdim gjeni orarin e plotë të sezonit garues 2019/2020:

Orari i ndeshjeve LPFM 2019/2020 (vjeshtë).pdf 



   
   
Reprezentacioni A