Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë për kategoritë e reja

Publikuar më 28 Март, 2024 Lajme


Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për tërheqjen e çifteve për gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Maqedonisë për kategori të të rinjve.

Në datat 16, 17 dhe 18 prill do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së të rinjve.

Luhet vetëm një ndeshje dhe nëse përfundon në barazim, shkon direkt me ekzekutimin e penalltive.

ORARI:

Të rinjtë:

Pelisteri – Bellasica

Brera - Makedonija GjP

Kadetët:

Shkupi – Shkëndija

Bregallnica – Vardari

Pionierët:

Pelisteri - Rabotniçki 

Brera - Shkupi

Pionierët më të rinj:

Brera - Shkëndija

Pelisteri – Pobeda




   
   
Reprezentacioni A