Hidhet shorit për orarin e sezonit të ri në LPFM

Publikuar më 27 Јули, 2020 Liga e Parë e Maqedonisë, Lajme


Në "Shtëpinë e futbollit" me hedhjen e shortit u caktuar orari i ndeshjeve për sezonin e ri 2020/2021 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë që duhet të nisë më 9 gusht. 

Xhiroja e parë nis me derbin në Çair. Shkupi do të presë Shkëndijën e Tetovës. Pelisteri i rikthyer në elitën e futbollit vendor pret Akademia Pandevin, ndërsa Vardari sezonin e ri e nis në terren vendas me Borecin e Velesit. 

Dyshet për xhiron e parë në LPFM për sezonin garues 2020/2021:

Shkupi-Shkëndija
Makedonija Gj.P.-Rabotniçki
Bellasica-Sileksi
Pelisteri-Akademia Pandev
Vardari-Boreci
Renova-Struga Trim&Lum

Në vazhdim, mund të shkarkoni orarin e plotë të ndeshjeve për sezonin garues 2020/2021 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë:

Orari i LPFM 2020/21.pdf 



   
   
Reprezentacioni A