HEROIKE: Maqedonia fiton kundër Skocisë

Publikuar më 03 Септември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Maqedonia ka kaluar një sfidë të madhe, mirëpo arriti të fitojë 3 pikë të mëdha me fitoren kundër Skocisë dhe tani më është pranë arritjes historike dhe pjesëmarrjes në një event madhor. Në Edinburg në ndeshjen eliminatore kundër Skocisë vendimtar ishte goli i Kire Markoskit për fitore 1:0.

Kemi ruajtur ecurinë triumfuese në grupin e tretë kualifikues të eliminatoreve për futbollistë të moshës deri 21 vjeçare edhe në ndeshjen e katërt me rradhë në teren mysafir kemi dalë pa humbje. Kemi dëshiruar fitoren dhe e kemi merituar me lojë të guximshme. Në pjesën e parë mbijetuam presionin fillestar të Skocisë, ndërsa më pas me aksion të bukur befasuam vendasit.

Boban Nikollov me gjoks zbret topin për Marjan Radeskin, i cili mençur asiston për Kire Markoskin, ndërsa ky i fundit shënon saktë nga 10 metra. Skocezët të shokuar, ndërsa Maqedonia sjell edhe dy mundësi për gol. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:1, ndërsa sfida e vërtetë pasoi në vazhdim.

Dy herë portën e Igor Aleksovskit të mrekullueshëm dhe barazimin e shpëtoi korniza e portës, si vërtetim se të guximshmit i ndjek fati.

Maqedonia në Edinburg meritoi fatin në anën e saj, edhe pse mbi 20-të minuta luajti me një futbollist më pak. Në minutën e 69-të pas kartonit të dytë të verdhë me të kuq u largua Egzon Bejtullai.

Vendasit shtypën, mirëpo djemtë e rinjë të Maqedonisë duruan dhe morrën tre pikë të arta në luftën me Francën dhe Islandën për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Islanda nga 7-të ndeshje ka 15-të pikë, pasi mundi Irlandën e Veriut me rezultat 1:0, ndërsa Maqedonia ka numër të njëjtë të pikëve në 8-të ndeshje të zhvilluara. Franca u mund nga Ukraina. 



   
   
Reprezentacioni A