Hamza Ramani: Kërkojmë rezultate pozitive ndaj Armenisë dhe Maltës për motivim shtesë para kualifikueseve të Europianit

Publikuar më 13 Јуни, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet kontrolluese ndaj Armenisë dhe Maltës.


Këto dy ndeshje kontrolluese do të jenë testi i fundit për përfaqësuesen e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski para fillimit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.


Mesfushori cilësor i Shpresave të Maqedonisë, Hamza Ramani, ka dhënë mendimin dhe analizën e tij për ndeshjet e ardhshme kontrolluese, si dhe për vetë kualifikimet që fillojnë në shtator.


- Nga ndeshjet kontrolluese me Armeninë dhe Maltën pres që të luajmë në cilësi të lartë, të luftojmë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv, i cili do të na japë motivim dhe vetëbesim shtesë para fillimit të eliminatoreve në shtator.


- Mezi pres fillimin e kualifikimeve. Shpresoj që të arrijmë të luajmë kualifikime të mira dhe të arrijmë një renditje të mirë. Duam të përsërisim suksesin e gjeneratës që u kualifikua në Europianin 2017. Duhet të jemi sa më të përqendruar në fushë, të luftojmë për çdo top, thjesht të bëjmë më të mirën. Vetëm kështu mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv dhe kualifikime të shkëlqyera.


- Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë në përfaqësuese, nga lojtarët deri te seleksionuesi dhe ekipi i tij teknik. Ka mirëkuptim dhe bashkëpunim mes nesh lojtarëve dhe stafit profesional, ka një atmosferë të shkëlqyer në ekip, e cila është shumë e rëndësishme dhe vendimtare në luftën për një renditje sa më të lartë.


“Kemi kualitet dhe vendosmëri, por do të duhet ta tregojmë në fushë në ndeshjet e ardhshme. Shpresoj që me ndeshjet e mira në të ardhmen unë dhe bashkëlojtarët e mi të jemi pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë.


Më 15 qershor, me fillim nga ora 17:00, Maqedonia U21 do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese kundër Armenisë. Pesë ditë më vonë, në program është dueli i dytë kontrollues, në të njëjtën orë (17:00) ndaj Maltës. Të dyja ndeshjet do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A