Grumbullohet Maqedonia U21 për ndeshjet ndaj Armenisë dhe Ukrainës

Publikuar më 27 Мај, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, sot në hotelin “Park” ka pasur grumbullimin zyrtar në prag të ndeshjeve të planifikuara të fazës eliminatore për Kampionatin Europian që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji në vitin 2023.

Të rinjtë tanë së bashku me seleksionuesin Dragi Kanatllarovski dhe ekipin e tij sot shënuan zyrtarisht fillimin e përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit eliminatoreve ndaj Armenisë dhe Ukrainës.

Më 2 qershor në qendrën stërvitore “Petar Millosheski” do të presim Armeninë. Tri ditë më vonë, në xhiron e fundit të grupit X eliminator, në Stamboll të Turqisë do të luajmë kundër Ukrainës.

Përfaqësuesja e Maqedonisë pas dy ndeshjeve të fundit eliminatore, më 10 dhe 12 qershor do t'i luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup.





   
   
Reprezentacioni A