Gjeneratë e artë! Maqedonia U19 shkeli Lihtenshtajnin

Publikuar më 14 Ноември, 2017 Lajme


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë me fitore bindëse 6:0 kundër Lihtenshtajnit dhe me 9-të pikë maksimale mbylli ndeshjet e grupit për kualifikim në fazën elite të UEFA-së për eliminatoret e Kampionatit Europian. Djemtë e ri të "gjeneratës së artë" shfaqën gol-show në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" dhe në mënyrën më të mirë dëshmuan potencialin e madh që posedojnë.
Kjo është hera e parë që një përfaqësuese e Maqedonisë të mbyll kualifikimet me 9-të pikë maksimale. Darko Çurlinov shënoi në minutën e 3-të, ndërsa 4 minuta më vonë Kolevski realizoi për 2:0. Deri në fund të pjesës së parë Maqedonia gjeti edhe golin e tretë me anë të Mitrovskit. Pikërisht Dimitar Mitrovski shënoi për 4:0 në minutën e 54-t, ndërsa rrjetën kundërshtare dy herë e tundi edhe Miovski lër rezultat përfundimtar 6:0.
Maqedonia paraprakisht në këto kualifikime shënoi dy fitore identike 2:1 përballë Belgjikës dhe Zvicrës. Djemtë e trajnerit Vujadin Stanojkoviç treguan se kemi gjeneratë për të ardhme të ndritur.

MAQEDONI U19-AUSTRI U19 6:0 (3:0)
(1:0 Çurlinov 3`, 2:0 Kolevski 7`, 3:0 Mitrevski 25, 4:0 Mitrevski 56`, 5:0 Miovski 62`, 6:0 Miovski 73`)

UEFA kualifikime për fazën Elite për KE, xhiroja e tretë
Qendra stërvitore "Petar Milloshevski", Shkup
MAQEDONIA U19: H. Stevkovski (Ivanov), F. Antovski, A. Mitrev, O. Stoimenovski, K. Ristovski, E. Fazllagiç, J. Atanasov (Miovski), D. Çurlinov, D. Mitrovski (Trapanovski), M. Ferukoski, B. Kolevski



   
   
Reprezentacioni A