Gjenerata e parë e trajnerëve për portierë me diplomë A të UEFA-së

Publikuar më 05 Ноември, 2019 Lajme, Seminare


Gjashtë trajnerë për trajnerë, Sasha Iliq, Goran Simov, Lupço Kmetovski, Pece Korunovski, Filip Maxhovski dhe Tome Pandev, si dhe tre instruktorët për trajnerë të portierëve Danço Celeski, Zoran Micevski dhe Suad Zendeli pranuan diplomat dhe liçensat e tyre pasi që me sukses kompletuan trajnimin për trajnerë dhe instruktorë për pajisje me diplomë A të UEFA-së.

Ata janë pjesë e gjeneratës së parë të kandidatëve nga Federata e futbollit të Maqedonisë dhe Qendrës për Edukim pranë FFM-së të cilët përmes një sërë prezantimesh, diskutimeve dhe detyrave, si dhe analizës dhe përgatitjes për ndeshje të prezantuar edhe përmes demonstrimit praktik me sukses kaluan procesin për pajisje me UEFA A diplomë për trajnerë të portierëve.

Në "Shtëpinë e futbollit" diplomat dhe liçensat u'a ndanë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski dhe koordinatori teknik i përfaqësueseve të moshave, Zoran Stratev.

"Në dy vitet e kaluara si Federatë një pjesë të resurseve tona i orientuam në edukimin e trajnerëve të specializuar për punë me portierë. Në këtë mënyrë bashkë me Qendrën për Edukim trajnerët tanë u pajisën me dituri të reja dhe pasuruan përvojën e tyre me qëllim të vetëm të jenë njejtë të suksesshëm edhe në shpërndarjen e të njejtës. Edukimi i rregullt dhe ndërrimi i njohurive dhe përvojave janë të rëndësisë së madhe dhe vetëm ashtu mund të përparojmë, jo vetëm si individë, por edhe si federatë. Përgëzoj të gjithë trajnerët dhe njëkohësisht kujtoj mos harrojmë përgjegjësinë që kemi për të shpërndarë idetë dhe njohuritë tona me personat me të cilët punojmë", u shpreh presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
Federata e futbollit të Maqedonisë uron gjithë trajnerët e pajisur me Diploma A të UEFA-së për punë me portierë dhe u dëshiron punë të suksesshme si në klube, ashtu edhe në ekipet përfaqësuese.



   
   
Reprezentacioni A