Futsall, Vasko Skenderovski publikon listën për ndeshjet eliminatoret ndaj Italisë dhe Suedisë

Publikuar më 03 Октомври, 2022 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall në fillim të tetorit do t'i nisë kualifikueset evropiane për Botërorin 2024.

Maqedonia është në grupin 10 së bashku me Italinë dhe Suedinë.

Ndeshjen e parë e luajmë kundër Suedisë më 7 tetor në Alingsas me fillim nga ora 17:00. Pesë ditë më vonë në Shkup mirëpresim Italinë. Ndeshja Maqedoni-Itali do të luhet në qendrën sportive “Jane Sandaski” me fillim nga ora 19:00.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futsall, Vasko Skenderovski, ka vendosur që për kualifikimet e ardhshme të thërrasë këta lojtarë:

Portierë: Ivan Stojanovski (Arben Bajrami), Antonio Petrovski (Projekt);

Futbollistët: Zoran Levevski (Shkupi), Taulant Ismaili (Arben Bajrami), Ivan Krstevski (Vranje, Serbi), Ismet Ceka (Shkupi), Igor Leovski (Mimel-lucenec, Sllovaki), Darko Rangotov (Projekt), Dragan Petrovic (Vranje, Serbia), Jakup Ramadani (Ligeni), Daniel Marinho De Souza (Loznica, Serbi), Jokica Arsovski (Hohenstein Ernsthall, Gjermani), Erkan Seferi (Shkupi);




   
   
Reprezentacioni A