Futsall: Skenderovski publikoi listën për ndeshjet me Malin e Zi

Publikuar më 25 Ноември, 2014 Lajme, Fustsall

Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë kundër Malit të Zi në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese më 2 dhe 3 dhjetor.

Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e vogël të palestrës ‘Jane Sandanski’. Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Vasko Skenderovski për këto ndeshje kontrolluese ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Ilço Udovaliev (Zhelezarec), Mirosllav Todorovski (Skopje 2011), Antonio Petrovski (Skopje 2011)

Mbrojtës: Zoran Leveski (Zhelezarec), Ferid Agushi (Zhelezarec), Ivan Krstevski (Zhelezarec), Xho Arsovski (Zhelezarec)

Sulmues: Aleksandar Gligorov (Zhelezarec), Igor Leovski (Skopje 2011), Oliver Jovanovski (Zhelezarec), Darko Rangotov (Skver Dubrovnik), Martin Todorovski (Zhelezarec), Adrijan Micevski (Zhelezareci), Trajçe Trajkov (Skopje 2011).

Grumbullimi i reprezentuesve është më 1 dhjetor në orën 08:30 në hotelin ‘Rusia’. Ndeshja e parë kundër Malit të Zi luhet të martën, më 2 dhjetor në orën 18:00, ndërsa ditën e ardhshme luhet takim i karakterit të mbyllur. Hyrja për ndeshjen e parë është pa pagesë.



   
   
Reprezentacioni A