Futsall, Arben Bajrami është fitues i Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 08 Април, 2022 Lajme, Fustsall


Skuadra e Arben Bajramit është fitues i Kupës së Maqedonisë pasi fitoi me rezultat 5:1 Karadakun në ndeshjen finale që u zhvillua në sallën e sportit në Autokomandë.

Skuadra e Arben Bajramit për herë të parë në historinë e saj arriti të fitojë trofeun në këtë kompeticion.

Rexhep Sulejmani hapi rezultatin dhe solli epërsi për Arben Bajramin në minutën e 7-të. Lojtarët e Karadakut në minutën e 9-të me Egzon Isenin barazuan në 1:1.

Deri në fund, Arben Bajrami zhvilloi ndeshje më të mirë, ishte një kundërshtar më i mirë dhe arriti të shënonte edhe 4 gola të tjerë në rrjetën kundërshtare.

Në minutën e 20-të Berat Ramadani shënoi gol për epërsi të Arben Bajramit. Bejtulla Jakupi në minutën e 44-të rriti avantazhin e skuadrës së tij. Yahya Abdil Kadir me dy gola në minutën 26 dhe 35 vendos rezultatin përfundimtar 5:1.







   
   
Reprezentacioni A