Futsal, Maqedonia fiton ndeshjen kontrolluese ndaj Malit të Zi

Publikuar më 13 Јуни, 2024 Fustsall


Përfaqësuesja A e Maqedonisë në futsal ka fituar ndeshjen kontrolluese ndaj Malit të Zi. 

Dueli i luajtur në Nikshiq, i takoi përfaqësueses tonë, të cilët triumfuan me rezultatin 0:2. Pjesa e parë u mbyll në avantazh për Maqedoninë, ku golin e shënoi Dragan Petroviq, ndërsa në pjesën e dytë shënuam edhe një gol tjetër me Taulant Ismailin, duke fiksuar shifrat finale në 0:2. 

Raste të mira për gol kishin edhe Dimitar Janev në pjesën e parë si dhe Berat Ramadan dhe Ivan Krstevski në pjesën e dytë. 

Ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj Malit të Zi do ta luajmë nesër nga ora 17:00. 




   
   
Reprezentacioni A