FOTO - Maqedonia U21 nis përgatitjet për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Suedisë

Publikuar më 18 Март, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidat e ardhshme nga cikli eliminator i marsit për kualifikimin në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki 2025.

Sot në ora 16:00, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski zhvilluan seancën e parë stërvitore në kuadër të minipërgatitjeve për ndeshjet eliminatore kundër Gjibraltarit dhe Suedisë.

Dy ndeshjet nga Grupi 7 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian do t'i luajmë në Shkup, në arenën “Todor Proeski”.





   
   
Reprezentacioni A