Fitore e madhe e Maqedonisë U21 ndaj Malit të Zi në Podgoricë

Publikuar më 10 Октомври, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka marrë fitore të madhe në Podgoricë ndaj Malit të Zi në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2021. Përfaqësuesja jonë e udhëhequr nga Blagoja Milevski arriti të regjistrojë fitoren e dytë për 6 pikë maksimale pas dy ndeshjeve të para në grup.

Jani Atanasov realizoi dy golat e Maqedonisë. Në minutën e 13-të, Atanasov realizoi nga gjuajtja e lirë për 1:1, ndërsa në të 33-tën, Atanasov shënoi nga pika e bardhë për rezultat 2:1.


Në pjesën e parë, Maqedonia ishte më e mirë nga Mali i Zi, të cilët avansuan me golin e Skenderoviqit në minutën e 10t-ë. Esmin Liçina kishte rastin e parë për zhbllokimin e rezultatit, por reprezentuesi jonë nuk arriti të realizojë që nga minuta e katërt. Rast të mirë për gol kishte edhe Darko Çurlinov, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e kundërshtarëve.


Në pjesën e dytë, luajtëm me shumë kujdes dhe të koncentruar në mbrojtje, duke mos lejuar vendasve të barazojnë. Në minutën e 88-të, mbetëm pa një futbollist, pasi nga loja u përjashtua Toshevski.

Maqedonia U21 me 15 tetor në “Petar Milloshevski” në Shkup do të pret Kazakistanin për ndeshjen e xhiros së tretë në këto eliminatore.

MAQEDONIA U21: 1.Riste Jankov, 2,Vane Jovanov, 6.Esmin Liçina, 5. Agron Rufati, 4.Todor Todoroski, 19. Edron Daci (64’ Kristijan Ackoski), 10. Davor Zdravkovski, 8. Jani Atanasov (70’ Milosh Toshevski), 9. Darko Çurlinov (75 Kristijan Trapanovski), 7. Milan Ristovski, 21. Dimitar Mitrovski (76’ Nikola Serafimov). 




   
   
Reprezentacioni A