FFM vazhdoi bashkëpunimin me Igor Angellovskin

Publikuar më 31 Мај, 2019 Lajme, Lajme

Igor Angellovski me kontratën e re do të jetë seleksionues i Maqedonisë deri në dhjetor të vitit 2020.

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski kanë gjetur akordin për vazhdim të bashkëpunimit. 

Udhëheqësi i ekipit përfaqësues, Igor Angellovski me marrëveshjen e re do të jetë në pozitën e seleksionuesit deri në dhjetor të vitit 2020. Marrëveshja e deritashme ishte deri në nëntor të këtij viti, ndërsa e njejta tashmë zgjatet për 13 muaj. 

Maqedonia nën drejtimin e Angellovskit ka shënuar rezultate shumë të mira, duke siguruar gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, përmes së cilës rrugë mund të sigurohet kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2020, nëse ndërkohë ekipi përfaqësues nuk siguron biletën për EURO 2020 përmes eliminatoreve të rregullta.

"Me rezultatet e arritura periudhën e kaluar Igor Angellovski ka arsyetuar në tërësi besimin tonë dhe konfirmoi zgjedhjen e duhur që bëri Këshilli Drejtues i Federatës. Akordi i arritur për vazhdim të bashkëpunimit dëshmon se ka interes të dyanshëm dhe të përbashkët, që është suksesi i reprezentacionit të Maqedonisë. Ne si udhëheqësi e federatës, Igorit dhe të gjithëve në ekipin përfaqësues do tu sigurojmë kushte sa më të mira për punë dhe përgatitje, me qëllim të vetëm arritjen e rezultateve të dëshiruara. E kemi të qartë se rezultati i mirë është matës i vetëm i suksesit dhe sinqerisht shpresoj të vazhdojmë në këtë drejtim. Uroj shumë fat dhe suksese në ndeshjet që pasojnë", deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. 

Igor Angellovski drejton përfaqësuesen e Maqedonisë prej muajt tetor të vitit 2015. Nën drejtimin e tij përfaqësuesja siguroi gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, ndërsa në ciklin aktual eliminator për EURO 2020 kemi grumbulluar 4 pikë nga dy ndeshjet e para. 

"Falemenderim deri te presidenti Sejdini dhe Këshilli Drejtues i FFM-së për besimin. Të gjithëve mund tu premtoj se edhe në të ardhmen do të jap maksimumin tim me qëllim përfaqësuesja të ec përpara, ashtu si i ngjanë në bazë të cilësisë së futbollistëve që kemi në rradhët tona. Për mua përfaqësuesja është shumë më shumë se sa vetëm pozita seleksionues. Nuk ka gjë më të shenjtë në futboll se sa të drejtosh ekipin përfaqësues, ndërsa edhe më shumë kur punon me futbollistë dhe bashkëpuntorë të këtillë. Jam i kënaqur me atë që kemi arritur periudhën e kaluar, mirëpo gjithmonë synojmë më shumë. Sfidat e ardhshme do të jenë edhe më të vështira, mirëpo besoj në punën time dhe cilësinë e lojtarëve. Ata janë më meritorët për rezultatet dhe shpresoj bashkarisht në fund të realizojmë qëllimin aq shumë të dëshiruar, kualifikimin në një garë madhore", deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A